Boksieri i talentuar Jurgen Uldedaj medalje ari ne Turneun Nderkombetar te Boksit per te Rinj ne Baku, Azerbajxhan.

10 Dhjetor, 2014

Nje pjesemarrje tjeter e sukseshme e boksiereve tane ne Turneun Nderkombetar te Boksit per te Rinj “A.AGHALAROV CUP -2014” qe u zhvillua neBaku,  Azerbajxhan ne datat 5-9 Dhjetor 2014.
KOKSH ne mbeshtetje te Federates Shqiptare te Boksit beri te mundur marrjen pjese te dy boksiereve shqiptare Jurgen Uldedaj dhe mario Sokoli ne kete aktivitet, te  shoqeruar nga  trajner Sead Bushati.
Ne kete Turne Nderkombetar moren pjese 9 shtete dhe u perballen ne mes tyre 70 sportiste.
Sportisti Shqiptar Jurgen Uldedaj, i peshese 81 kg , pas fitores ne cerekfinale me boksierin Egjiptian, mund ne gjysem finale boksierin nga Uzbekistani dhe del ne finale me sportistin Ukrainas Pogrebnyak Alexander. Jurgeni e mund ukrainasin me rezultatin 2:1 dhe meriton medaljen e arte.
Urime dhe suksese te metejshme Jurgen si dhe sportisteve te tjere te talentuar te boksit dhe sporteve te tjera. Jurgen Uldedaj

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL