Të reja, 15 gusht

15 Gusht, 2022

Ylber Sefa renditet i 28-ti në Europianin e çiklizmit që u zhvillua në Mynih.

Sefa, i cili është edhe fituesi i Rrethit Çiklistik të Shqipërisë, e mbylli garën me kohën 4:38:57, vetëm 8 sekonda nga vendi i parë.

Olsian Velia dhe Marolino Hoxha, pjesë e skuadrës kuqezi bënë paraqitje pozitive në këtë eveniment, duke tentuar në fillim në garës shkëputjen nga grupi i madh.

Amanda Lika në xhudo, pesha 63 kg mbyll konkurimin.

Sportistja shqiptare edhe pse luftoi nuk fitoi dot, teksa ndeshja u mbyll me “waza-ari” në favor të kundërshtares.

Dalvi Elezi zë vendin e katërt në baterinë kualifikuese të notit, 50 metra stil i lirë.

Notari shqiptar në pishinë dha kohën 24.71, duke u paraqitur mirë në garën e parë të tij në Lojërat e Solidaritetit Islamik.

Per fat të keq nuk arrin të kualifikohet për finale.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL