Luiza Gega shkëlqen në Kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Rumani

19 Qershor, 2022

Atletja shqiptare shkëlqeu edhe një herë në kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Rumani, duke dalë e para dhe treguar se është më e mira e rajonit.

Sportistja jonë dominoi garën 3000m/p, duke realizuar kohën 9:17:21 dhe treguar edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalon në këto momente.

Pas arit në 3000 m/p, atletja jonë del e para në garën e 5000 metrave, duke fiksuar kronometrin në 15:16:47.

Një kohë e jashtëzakonshme e Luizës që sjell rekordin e ri shqiptar dhe atë ballkanik në këtë distancë.

Rekordi i mëparshëm i Shqipërisë ishte 15:22:18 dhe mbahej nga vetë Gega, ndërsa rekordi e Kampionatit Ballkanik ishte fiksuar në kohën 15:27:33.

Paraqitja e Luiza Gegës vazhdon të surprizojë dhe kjo tregon se ajo është kulmin e formës sportive.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL