Zyrtari nga ITF viziton KOKSH

27 Tetor, 2022

Vitor Cabral nga zyra e zhvillimit në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) për Europën, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, vizituan selinë qendrore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ku zhvilluan një takim me presidentin, z. Fidel Ylli dhe zyrtarë të tjerë.

Kreu i KOKSH njohu zyrtarin e tenisit me arritjet e institucionit që drejton, projektin “Ekipet sportive”, platformën “SportALB”, si dhe kërkoi mbështetje nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, sidomos për specializimin e trajnerëve në këtë sport.

Nga ana tjetër, Cabral tha se qëllimi i ITF është që të ndihmojë federatat të këtij sporti, ndërsa me Shqipërinë pranoi se ka një lidhje të veçantë.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL