Federata e Shqiptare e Peshëngritjes zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme, në të cilën morën pjesë trajnerë, sportistë, si dhe 11 shoqata.
Asamblenë e hapi presidenti i Federatës, z. Elez Gjoza, i cili falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen.
Gjatë asamblesë u diskutua mbi sfidat dhe sukseset e vitit që po lëmë pas, përmes një prezantimi dhe një raportimi të të gjitha aktiviteteve të realizuara, si dhe medaljeve të fituara gjatë vitit 2022.
Të pranishëm në takim ishin gjithashtu presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe zv/ministër i Sportit, z. Endrit Hoxha.