Në ambientet e KOKSH u zhvillua vizita vlerësuese mbi zbatimin e parimeve të kartës Europiane të Sportit në Shqipëri.
Sekretari i përgjithshëm, z. Gerti Shima, në fjalën e tij hapëse falenderoi të ftuarit dhe theksoi që takime të tilla janë me shumë rëndësi për zhvillimin e Sportit në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi, Komiteti Olimpik Shqiptar prezantoi të ftuarit me Lëvizjen Olimpike në Shqipëri, sfidat dhe arritjet e këtij 2 vjeçari, si dhe i njohu të ftuarit me projektin “Ekipet Sportive në Shkolla”.
Në vijim të takimit, ekspertët e EPAS (Marrëveshja e Pjesshme e Zgjeruar për Sportin pranë Këshillit të Evropës) bashkëbiseduan me të gjithë aktorët pjesëmarrës në takim mbi zhvillimin dhe ecurinë e sportit në Shqipëri.
Vlerësimi që do të bëhet prej ekspertëve të EPAS është një vlerë e shtuar për vendin tonë në kuadër të përmbushjes së detyrimeve për integrim në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim mori pjesë edhe zv/ presidenti i KOKSH, z. Erlind Pëllumbi, i cili në emër të presidentit, z. Fidel Ylli falenderoi vlerësuesit për vizitën e tyre.