Vizita historike e z. Thomas Bach në Tiranë është pasqyruar gjerësisht nga revista javore e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Organi zyrtar i IOC-së ka rrëfyer me detaje mikpritjen që iu bë zotit Bach nga Komiteti Olimpik Shqiptar drejtuar nga z. Fidel Ylli dhe qeveria shqiptare.
Revista përmbledhëse javore ka përshkruar të gjitha takimet që iu rezervuan kreut të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, duke filluar nga kryeministri z. Edi Rama, kryetari i bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, punën që është bërë në Shqipëri për zhvillimin e olimpizmit falë punës së z. Fidel Ylli dhe stafit të tij, ashtu si edhe inaugurimin e zyrave të reja të KOKSH.
Një pjesë e mirë e artikullit i është dedikuar organizimit të eventit “Festa e Vlerave Olimpike” ku i pranishëm ishte edhe z. Bach, si dhe takimin me atletët ukrainas që qëndrojnë në Shqipëri falë mbështetjes dhe iniciativës së KOKSH-it.