Vend i lire pune si Menaxher Projekti

13 Shtator, 2021

Ne jemi në kërkim të personave të motivuar dhe të apasionuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozicionin Menaxher Projekti.

Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për manaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet: teknike, financiare, administrative, sipas afateve e procedurave të përcaktuara të organizatës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas planit të punës, afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Kontratës së Projektit);
  • Interpreton dhe realizon sipas planit të punës objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë;
  • Organizon dhe koordinon aktivitet e parashikuara në projekt;
  • Garanton marrjen dhe shkëmbimin e informacionit teknik-financiar nga organizata dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit;
  • Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar;
  • Koordindon nevojat e projektit per aktivitetet te prokurimit.
  • Është përgjegjës për menaxhimin e kalendarit të takimeve dhe mbledhjeve sipas planit të punës;
  • Përfaqëson organizatën në takime me palë të treta të përfshira në zbatimin e projektit;
  • Kryen raportimet perodike në lidhje me projektin;
  • Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek shefi i sektorit te projektit.
  • Mbikqyr dhe ndjek në mënyë të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
  • Te kete njohje te mire te pergatitjes dhe shkrimit te projekteve, per partnere te ndryshem brenda apo jashte vendit.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, e preferueshme ne universitetin e sporteve, te administrim te biznesit, juridik etj..;
  • Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze te folur dhe te shkruar (njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi);
  • Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Të ketë aftësi të mira në shkrimin e projketeve dhe raporteve;
  • Të zotërojë në nivel shumë të mirë ”Paketën Office”.

Personat e interesuar duhet te sjellin ne adresen e emailit secretariat@nocalbania.org.al, dokumentacionin e meposhtem:

  • Kerkese qe shpreh interesin per këte vend pune
  • C.V.
  • Diploma apo Certifikata te tjera aftesimi, kualifikimi.

Afati i aplikimeve mbyllet ne date 27 shtator 2021, ora 17:00.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL