Të shtunën, në Poligonin e Qytetit Studenti është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Qitjes.
Morën pjesë 42 sportistë nga gjithë Shqipëria, madje edhe ata që stërviten në Itali.
Për herë të parë në kampionat merr pjesë edhe ekipi i Forcave të Armatosura.
Sipas presidentit Stefan Rrufa, Federata Shqiptare e Qitjes i ka plotësuar të gjitha kushtet për këtë aktivitet, i cili i paraprin Botërorit.