KOKSH në kuadër të projektit “Ekipet Sportive 2022”, specializoi së fundmi në Lezhë dhe Dibër mësues e trajnerë të këtyre qarqeve.
Të pranishmit u njohën me mënyrën e matjeve mediko-morfo-funksionale si dhe u çertifikuan për të qenë pjesë e projektit, që përfshin ndërtimin e 750 ekipeve të basketbollit dhe volejbollit në çdo shkollë të Shqipërisë.
Projekti “Ekipet sportive 2022” prej javësh është duke u organizuar në të gjithë qarqet e vendit. Synimi është që në shtator çdo shkollë të ketë mësues, trajnerë dhe mjekë të specializuar që do të marrin pjesë në rindërtimin e skuadrave të basketbollit e volejbolit.