Në datën 5 korrik në Fier u zhvillua trajnimi teoriko-praktik i projektit “Ekipet Sportive 2022”. Në takim morën pjesë 40 mësues të edukimit fizik dhe trajnerët e profilit volejboll nga Fieri, Vlora dhe Lushnja. Të pranishmit u specializuan teorikisht dhe praktikisht sesi ngrihen nga e para dhe trajnohen ekipet e volejbollit që do ndërtohen në të gjithë shkollat e Shqipërisë.