Në kampionatin kombëtar ekipor për të rritur në “ping-pong” morën pjesë 9 ekipe:
SK Tirana, Elbasani, Tomori, Teuta, Top Spin, Partizani, Përmeti, Sopoti dhe Gjikondi, të cilët u përballën me njëri-tjetrin.
Në finale dolën SK Tirana me Elbasanin, ndërsa në fund triumfuan djemtë e kryeqytetit 3-1, që fituan gjithashtu edhe titullin e 5-të radhazi. Skuadra kampione përbëhej nga Kejdi Kalaja, Astrit Dogjani, Kelvi Bulku, Albjon Lamaj, Redis Kalaja, Grevorio Janku e Jonuz Tufa.