Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli zhvilloi një takim me Presidentin e Konfederatës Europiane të Volejbollit (CEV), z. Aleksandar Boricic, të cilit, pasi e njohu me ecurinë e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, i kërkoi që FIVB dhe CEV të asistojnë me trajnime të vazhdueshme mësuesit dhe trajnerët e këtij projekti.
Z. Borcic siguroi Presidentin që suporti do të jetë i vazhdueshëm si nga ana e FIVB, gjithashtu edhe nga ana e CEV, nëpërmjet Federatës Shqiptare të Volejbollit, si pjesë e rëndësishme e këtij projekti dhe një partner serioz për zhvillimin e volejbollit në Shqipëri.
Në takim ishte i pranishëm dhe presidenti i FSHV, z. Erlind Pëllumbi, njëkohesisht zv/ president i KOKSH.