TAKIM I FEDERATAVE TE ALPINIZMIT TE VENDEVE BALLKANIKE

7 Tetor, 2012

Federatat Ballkanike të Alpinizmit  organizuan në datat 5 deri 7 Tetor nje takim i cili u zhvillua në Fshatin Turistik të Llogarasë.

Ky takim i organizuar nga Federata Shqiptare e Alpinizmit, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë solli përfaqësues të shtatë vendeve të tjera Ballkanike, si Mali i Zi, Greqia, Rumania, Kosova, Sllovenia, Serbia dhe Maqedonia.

Celja e Konferencës u përshëndet dhe nga përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.  Z. Stavri Bello, Sekretar i Pergjithshem i KOKSH në fjalën e tij vlerësoi iniciativën e organizimit për herë të parë të një aktiviteti të tillë në vendin tone dhe i uroi suksese në realizimin e detyrave dhe vendimeve që do të dalin nga kjo konferencë, duke shpresuar që bashkëpunime të tilla të cojnë në realizimin e aktiviteteve të tjera të përbashkëta Ballkanike.

Konferenca ishte e kordinuar dhe me aktivitete dhe vizita në zonën përreth Parkut Kombëtar të Llogarasë, të cilat i impresionuan shumë pjesëmarrësit e shteteve të tjera me bukuritë natyrore dhe arkeologjike të zonës.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL