Taekwondo shumë shpejt edhe në shkollat në Shqipëri

21 Tetor, 2022

Taekwondo shumë shpejt edhe në shkolla.

Drejtuesit e sportit shqiptar, presidenti i KOKSH, Z. Fidel Ylli, zëvendësministri i Arsimit dhe Sporteve, z. Endrit Hoxha, sekretari i përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima dhe mjeshtri Kim Yong Ki zhvilluan një takim shumë të rëndësishëm në TAEKWONDOWON (institucioni shtetror për zhvillimin e Taekwondo-së), ku u diskutua për futjen e sportit të taekwondo-së në shkollat shqiptare, si pjesë e projektit “Ekipet Sportive”.

Zyrtarët shqiptarë kërkuan mbështetje nga Federata Botërore e Taekwondo-së për specializimin dhe kualifikimin e trajnerëve, si dhe mundësimin e bazës materiale.

Delegacioni Shqiptar së shpejti firmos marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy Komiteteve Olimpike, dy Federatave të Taekwondo-së, si dhe dy Ministrive të linjës.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL