Starton Projekti “Ekipet Sportive 2022” i organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

11 Qershor, 2022

Projekti “Ekipet Sportive 2022” i organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nisi udhëtimin e tij me gjysmëfinalet e volejbollit për shkollat e mesme.

Në pallatin e sportit Farkë, 8 ekipet për vajza nga Bashkia e Malësisë së Madhe, Bashkia Lezhë, Bashkia Pogradec dhe Bashkia Vlorë, si dhe për djem nga Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Korçë dhe Bashkia Fier, zgjodhën skuadrat finaliste.

Pas fjalës përshëndetëse të presidentit të FSHV-së, Z. Erlind Pëllumbi dhe drejtorit të projektit Z. Reinaldo Krisafi, ishte radha e fushës.

Sfida hapëse ishte ajo mes Vlorës dhe Lezhës për femra. Vajzat vlonjate fituan pastër 3-0. Në sfidën e dytë, Pogradec – Malësi e Madhe, vajzat nga jug-lindja triumfuan përsëri me rezultatin 3-0.

Në finalen për femra, Bashkia Vlorë do të përballet me Bashkinë Pogradec, në ndeshjen që do të luhet të dielën në orën 17:00.

Për djemtë, sfida e parë Durrësi – Korça u fitua 3-0 nga korçarët. Ndeshja mbyllëse, Fieri – Tirana u dominua nga kryeqytetasit, që mundën miqtë 3-0.

Në finalen për djem që zhvillohet në orën 19:00, Bashkia Korçë sfidon Bashkinë Tiranë për të zgjedhur kampionët e vendit. Finalet do të luhen në pallatin e sportit “Feti Borova”.

Projekti “Ekipet Sportive 2022” ka si qëllim promovimin e volejbollit në shkollat 9-vjeçare, shkollat e mesme dhe ato universitare në të gjithë vendin.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL