Sqarim për Anëtarët e Asamblesë së KOKSH
Të nderuar Anëtarë,
Referuar amullisë të krijuar me dashje për shkak të komunikimeve që mund të keni marrë për zhvillimin e ndonjë Asambleje të Jashtëzakonshme për datën 1 Shtator 2020, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ju sqaron se:
○ Çdo informacion apo njoftim që mund të merrni jashtë adresës zyrtare të e-mail të KOKSH është jo i rregullt.
○ Komiteti Ekzekutiv i KOKSH nuk ka marrë asnjë vendim për mbajtjen e njdonjë Asambleje të Jashtëzakonshme
○ Rezoluta ne fuqi e KOKSH e dakordësuar më 09.02.2020, në pikën 2 të saj citohet qartë hierarkia vendimmarrëse dhe se cdo vendim i njëanshëm që merret jashtë vendimmarrjes së organeve drejtuese të KOKSH është i pa vlefshëm.
2. Organet drejtuese dhe hierarkia vendimmarrëse duhet të respektohen si më poshtë:
a. Asambleja e Përgjithshme si organi suprem vendimmarrës
b. Komiteti Ekzekutiv
Askush duke përfshirë Presidentin ose ndonjë zyrtar/anëtar tjetër i Komitetit Ekzekutiv nuk mund të marrë vendime individuale ose të njëanshme, dhe të gjitha vendimet e marra nga organet drejtuese të përmendura më lart duhet të respektohen.
Në linjë me këtë cështje është shprehur edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me anë të komunikimit me e-mail të cilin e gjeni bashkëngjitur (origjinali në anglisht dhe të përkthyer në shqip).
Për informacionin tuaj në vijim do të gjeni komunikimin me e-mail të përfaqësuesit të IOC drejtuar Presidentit, Anëtarëve të KE dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH (origjinali ne anglisht dhe i perkthyer ne shqip).
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar