Shqipëria është kurorëzuar kampione e Kampionatit Evropian të FIBA U-18, Divizioni C, pasi mposhti Monakon 93-78, duke fituar medaljen e artë në këtë event.
Kuqezinjtë dominuan kundërshtarët në turneun që u zhvillua në San Marino, duke zënë vendin e parë dhe sjellë në Shqipëri medaljen e parë të artë, e cila mungonte prej vitit 2003.