Akademia Olimpike Shqiptare organizoi Sesionin Vjetor 2018 me teme “Sportistet si modele te edukimit” ne 5 Dhjetor 2018. Ky sesion u pershendet nga Dekani i Akademise Olimpike Nderkombetare Z. Konstantinos Georgiadis, Presidenti i Akademise Olimpike Shqiptare z. Agron Cuka si dhe Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani. Te ftuar special ishin dy sportistet elitare Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj te cilet ndane me te pranishmit modelin e tyre dhe eksperiencat personale.
Z. Konstantinos Georgiadis dhe z. Petrit Qendro u nderuan me Simbolin e 25 vjetorit te Akademise Olimpike Shqiptare per kontribut te vecante ne zhvillimin e Akademise dhe Olimpizmit.
Sesioni vijoi me referimet akademike per temat “Kampionet Olimpike, roli i tyre dhe edukimi” nga Drejtoresha e AOSH Znj. Eda Caushi dhe “Sportistet si Rol Model ne edukimin e te rinjve” nga Z. Robert Citozi, Anetar Bordi AOSH dhe Zv. Rektor i UST. Ne panel ishte i ftuar dhe Z. Arjan Konomi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise.
Pjesa e dyte e Sesionit u perqendrua mbi temen “Edukimi fizik dhe Olimpizmi” ku referoi Znj. Elvira Baze nga MASR mbi “Edukimi Olimpik si pjese integrale e lëndës edukim fizik, sporte dhe shëndet dhe orientimi i tij sipas kompetencave”.
Ne salle pervec personaliteteve apo ish figurave te shquara te sportit shqiptar dhe olimpizmit, kishte perfaqesues te pothuajse te gjitha Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore ne vend, ku ndane eksperiencat e tyre si Modele te organizimit te“Javes Olimpike 2018” Znj. Alma Oshafi, Drejtoreshe e Shkolles se Mjeshterise Sportive Durres dhe Znj,Lindita Turkeshi, Drejtore e Shkolles 9 vjecare “Vasil Ziu” Durres
Ne pergatitje te Javes Olimpike 2019, sesioni vjetor i Akademise mirepriti punimet artistike dhe artizanale ne nga nxenes dhe mesues te ed. fizik ne shkollen Ishull Lezhe, te cilet dhuruan per Akademine Olimpike Nderkombetare nje flamur te qendisur me rrathet olimpik.
Ndersa KOKSH dhuroi iu dha komplete sportive per pjesemarresit e konkursit.
Sesioni Vjetor mbylli punimet me nje foto te perbashket te pjesemarresve.