Akademia Olimpike Ndërkombetare (IOA) po mban sesionin e 15-të të Akademive Olimpike Kombëtare.
Në këtë aktivitet marrin pjesë 88 shtete dhe 110 përfaqësues të Akademive Olimpike.
Tema e sesionit është “Lëvizja Olimpike dhe Olimpizmi në Epokën Dixhitale”.
Shqipëria përfaqësohet nga Drejtoresha e AOSH, Znj. Eda Çaushi , e cila ka prezantuar në këtë sesion “Projektin e modeleve të Ditëve Olimpike” në 13 qytete të Shqipërisë në periudhën 6 maj – 23 qershor 2022.