Seminari “Forcimi i Sportit permes Qeverisjes se Mire”

29 Janar, 2014

27.01.2014

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar zhvilloi sot ne Hotel Tirana nje Seminar me aktore gjitheperfshires te institucioneve sportive ku kryefjala ishte promovimi i Qeverisjes se Mire ne Sport. Per realizimin e ketij Seminari, KOKSH ka kerkuar bashkepunimin me ENGSO (Europen Non-Governmetal Sports Organization) dhe EOC EU Office (Zyres se Sportit prane Bashkimit Europian).  Ne ditet e sotme, qeverisja e mire eshte nje domosdoshmeri e te gjitha institucioneve qofte qeveritare apo jo-qeveritare. Te ftuar per te drejtuar Seminarin ishin:

  • Znj. Birgitta Kervinen – ENGSO President
  • Z. Predrag Manojlovic – ENGSO Zv. President
  • Znj. Heidi Pekkola – ENGSO Drejtor i Politikave Sportive
  • Z. Matthias Van Baelen – EOC EU Office Menaxher i S4GG

Per rendesine qe kishte ky seminar, pershendeti Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, z.Viron Bezhani, si dhe Presidentja e ENGSO, znj. Birgitta Kervinen.

Znj. Nikolla falenderoi kete nisem te KOKSH dhe theksoi rendesine e qeverisjes se mire jo vetem ne sport por ne te gjitha fushat e jetes.

Sipas programit, Seminari vijoi me prezantimet si me poshte:

  1. “Rendesia e qeverisjes se mire sportive” – nga Birgitta Kervinen.
  2. “Qeverisja e Mire – Rasti i Serbise” – nga Pedrag Manojloviç
  3. “Sporti dhe Qeverisja e Mire – pikepamja e Qeverise” – nga Vladimir Gjonaj (Drejtor i Sportit ne MAS)
  4. Prezantimi i fundit, i cili ishte i nderthurur me trajnimin per realizimin e vetevleresimit per Qeverisjen e Mire te Organizates Sportive ku ben pjese, qe u  drejtua nga Heidi Pekkola dhe Matthias Van Baelen.

Qellimi i ketij Seminari eshte qe sporti te zhvillohet dhe forcohet permes te qeverisjes se mire ne sport, parimeve si transparenca, perfshirja, respektimi i rregullave, pergjegjshmeria, pergjegjesia, efektiviteti dhe eficenca, te gjitha keto parime qe duhet te kene organet drejtuese te organizatave sportive (klube, shoqata apo federata sportive).

Seminari u organizua ne forme forumi ku pas cdo prezantimi pjesemarresit ishin aktiv me pyetje rreth temes se qeverisjes se mire drejtuar qofte te ftuarve te ENGSO ashtu edhe perfaqesuesve te MAS.

Pas perfundimit te Seminarit, Presidentja dhe Zv.Presidenti i ENGSO u priten nga Kryeministri z.Edi Rama, ne presence te Ministres Nikolla si dhe Presidentit z. Bezhani dhe Sek.Pergjithshem te KOKSH z. Bello.

Te ftuarit u priten gjithashtu edhe nga Kryetari i Parlamentit z. Ilir Meta ku u diskutua mbi shqyrtimin dhe pershtatshmerine e legjislacionit te sportit ne Shqiperi dhe pershtatjen e tij ne kontekstin e legjilascionit te Bashkimit Europian.

Ne perfundim te vizites se titullareve te ENGSO, ne Universitetin Aleksander Xhuvani te Elbasanit u zhvillua nje leksion i hapur me studente te Fakultetit te Edukimit Fizik dhe Sportit.

Presidentja e ENGSO, znj. Kervinen theksoi rendesine e aktivizimit te te rinjve dhe edukimit me keto parime te qeversisjes se mire, perderisa edhe Shqiperia e ka rrugen perpara per aderimin ne Bashkimin Europian.

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL