Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, z. Fidel Ylli, i shoqëruar nga stafi i “Ekipeve Sportive 2022” ishte në Elbasan për të shpjeguar para kryebashkiakëve, trajnerëve dhe mësuesve të qarkut, projektin e sportit në shkolla.
Z. Ylli zbuloi në detaje idenë dhe tha se pret që në fund të vitit të parë të shihen rezultatet e kësaj lëvizje që rigjallëron sportin dhe qytetet e Shqipërisë.
Kreu i KOKSH kërkoi nga të pranishmit që të merret shembull nga Shtërmeni, ndërsa trajnerët punën ta bëjnë me dashuri, duke zgjedhur fëmijët më të talentuar në sport.
Një falënderim i shkoi ministres së Arsimit dhe Sporteve, znj. Evis Kushi e cila është pjesë e qarkut Elbasan.
Në takim folën edhe bashkiakët e Elbasanit, Cërrikut, Librazhdit, Prrenjasit dhe nënkryetarja e bashkisë Gramsh.