Për dy ditë, 36 mësues, trajnerë dhe ekipi mjekësor, në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” u njohën mbi mënyrat se si ata do të organizojnë dhe kryejnë matjet mediko-morfo-funksionale të nxënësit, të cilët do të përfshihen në projektin e ndërtimit të ekipeve të basketbollit dhe volejbollit.
Nga KOKSH-i dhe projekti merrnin pjesë Reinaldo Krisafi, Ferdinand Canaj, Fatjon Hajdari, Erind Mengri, Juliana Kapaj, juliana Dhamo, Bledar Doçi dhe Ditmar Shpata.
Ditën e parë, trajnimi ishte teorik, ndërsa ditën e dytë lektorët demonstruan për pjesëmarrësit se si bëhen realisht matjet, te nxënësit.
Në fund të trajnimit, mësuesit, vullnetarët dhe koordinatori u pajisën me certifikatën përkatëse të projektit.
“Ekipet Sportive 2022”, është projekti i KOKSH i mbështetur nga qeveria shqiptare. Me bashkëpunimin e federatave të basketbollit e volejbollit do të ndërtohen 720 skuadra sportive në të gjithë shkollat e Shqipërisë, me qëllimin për të gjetur kampionët e ardhshëm në këto disiplina.




