PREZANTOHET SPORTI I REGBISE NE SHQIPERI

1 Gusht, 2013

 

Tashme eshte nje realitet sporti i Regbise edhe ne Shqiperi. Per te promovuar kete sport ne Shqiperi, nje grup nismetaresh dhe praktikuesish te ketij sporti te shoqeruar me pasionin e tyre te vecante,  do te vijne nga Italia per te promovuar kete sport te ri e te panjohur ne Shqiperi duke zhvilluar nje ndeshje demonstrimi te Rugby 15,  ne date 3 Gusht ne Tirane ne oren 18.00, ne Stadiumin “Selman Stermasi”.

Nje ndeshje qe duket se eshte nje enderr e realizuar per secilin nga keta sportista shqiptar te cilet deri tani kane luajtur ne cdo fushe tjeter te gjelber jashte shqiperie. I urojme suksese rregbistave per kete rruge qe kane nisur qe te shpalosin sa me mire virtutet e ketij sporti aq te bukur dhe burreror , qe per ne  shqiptaret nuk njihet akoma .

Inisisativa do te behet e ditur neser, date 2 Gusht,  ne nje konference per shtyp ne zyrat e KOKSH, ora 11.00 nga Presidenti i Shoqates se Regbise-Shqiperia, Z. Gasper  Dauti.

Ju mirepresim dhe Suksese te gjithe rregbistave shqiptare .

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL