Prezantohen sportistet perfitues te programit Bursa Olimpike per Sportiste “Rio 2016”

2 Tetor, 2014

Bursat Rio 2016

Prezantohen Sportistet qe do te perfitojne Bursen Olimpike “Rio 2016”

Sot, datë 02 Tetor 2014, në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u shpallën zyrtarisht sportistët që do të përfitojnë nga projekti i Bursave Olimpike “Rio 2016” dhe gjithashtu u bë nënshkrimi i kontratave nga sportistët përfitues, Federatave përkatëse dhe KOKSH.

Të pranishëm në ceremoni ishin sportistët e përzgjedhur nga projekti, të cilët do të synojnë kualifikimin për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, titullarë të Federatave përfituese përkatëse dhe anëtarë të Komsionit Teknik të KOKSH.

Sportistët përfitues janë:

Sportistët
1. DANIEL GODELLI – Peshëngritje
2. LUIZA GEGA – Atletikë
3. ILTJAN NIKAJ – Ciklizëm
4. OSMAN HAJDARI – Mundje
5. ANXHELA KASHARI – Not
6. ADA DEMNERI – Taekwondo

Në konferencën për shtyp Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani së bashku me Kryetarin e Komisionit Teknik z. Gjergj Ruli, prezantuan sportistët në prani të mediave, përfaqësuesve të federatave dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, si dhe bën thirrje që institucione të tjera ti bashkëngjiten këtij programi për të bërë të mundur që edhe sportistë të tjerë potencilë që pa dyshim që ka të tillë, të kenë mundësinë për tu kualifikuar në Rio 2016.
Këto bursa janë të vlefshme për periudhën Shtator 2014 – Gusht 2016 dhe kanë si qëllim kryesor mundësimin e kushteve optimale për stërvitjen e sportistëve potencial për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”. Sportistët do të përfitojnë një shumë mujore prej 1000 USD e cila do të jetë në funksion të një trajnimi dhe trajtimi më cilësor më qëllim që sportistët të kapin normën kualifikuese për Olimpidë.

Gjithashtu palët nënshkruan edhe kontratat përkatëse të përgatitura nga Solodariteti Olimpik, kontratë e cila është një rregullatore për administrimin dhe përdorimin e bursave. Këto bursa do të menaxhohen nga KOKSH dhe Komisioni Teknik sipas udhëzimeve të kontratës.

Osman Hajdari Luiza Gega

Ada Demneri Konf.Shtypi

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL