Në kuadër të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Beijing 2022”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi një konferencë për shtyp gjatë së cilës u prezantuan anetarët e Delegacionit Shqiptar. U nënshkruan kontratat e pjesëmarrjes për secilin anëtar, u shpërndanë kartat e akreditimit, ashtu si edhe u informuan anëtarët me siguracionet e shëndetit në udhëtim e përgjatë të gjithë periudhës, duke përfshirë paketat anti-covid19.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka marrë të gjitha masat organizative. Nisja e ekipit Shqiptar bëhet në datën 26 Janar, ndërsa aktualisht anëtarët po realizojnë testet PCR sipas rregullave të organizatorëve të eventit.