Presidenti i KOKSH mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të përhershëm të EOC që u zhvillua në datat 29 dhe 30 Nëntor në Bruksel

1 Dhjetor, 2022

Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të përhershëm të EOC për marrëdhëniet me BE-në, mori pjesë në mbledhjen e këtij komisioni që u zhvillua në datat 29 dhe 30 Nëntor në Bruksel.

Mbledhjen e hapi Kryetari i Komisionit, z. Jose Manuel Araujo. Prezantimi i direktivave të BE dhe i fondeve të Bashkimit Europian për sportin u bënë nga drejtori i zyrës së Komitetit Olimpik Europian në Bruksel, z. Folker Hellmud.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me programet e BE-së për financimin e sportit dhe mundësitë e bashkëpunimit midis Komiteteve Olimpike të Ballkanit dhe të vendeve të BE-së.

Presidenti Ylli njohu homologët e tij dhe pjesëmarrësit në lidhje me arritjet e deritanishme të KOKSH, duke veçuar punën në kuadrin e projektit të ekipeve sportive në shkolla, projekt ky i financuar nga qeveria shqiptare me një buxhet prej 5 milion usd, përmes të cilit janë formuar 700 ekipe volejbolli dhe basketbolli.

Z. Ylli vuri theksin edhe në inovacionin e ri të KOKSH, platformën SportALB, një kanal televiziv dhe hapesirë komunikimi e aksesueshme përmes një aplikacioni pa pagesë në pajisjet smartfon, ku sport-dashësit kanë mundësi të ndjekin të gjitha garat dhe aktivitetet e KOKSH.

Më tej, z. Ylli paraqiti edhe nevojën për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri, në mënyrë që ajo t’i shërbejë më mirë zhvillimit të sportit në vendin tonë.

Ai theksoi përpjekjet që KOKSH po bën për të lobuar tek qeveria shqiptare dhe tek Delegacioni i BE-së në Tiranë, në mënyrë që fondet e programit IPA të orientohen më shumë për zhvillimin e arsimit, rinisë dhe sporteve në Shqipëri, duke theksuar frymën bashkëpunuese që ekziston mes qeverisë dhe KOKSH.

Presidenti Ylli konfirmoi edhe njëherë angazhimin e KOKSH për intensifikimin e marrëdhënieve me komitetet Olimpike të rajonit, nën shembullin e deklaratës së përbashkët të Axhendës së ministrave të Ballkanit perëndimor dhe të BE-së për Inovacionin, Kërkimin shkencor, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet, të datës 27 Maj 2021.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Ylli theksoi që Tirana, aktualisht e zgjedhur si kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin e ardhshëm vjen me një Titull të ri që është “Tirana, qyteti Europian i Sportit”, një garanci kjo që aktivitet sportive do të shumëfishohen.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL