Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin “Barleti”.
Kreu i KOKSH vlerësoi punën e stafit akademik për formimin e brezave të ardhshëm që do të drejtojnë sportin, dhe jo vetëm.
Prej disa kohësh KOKSH dhe Universiteti “Barleti” kanë lidhur një marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunim të ndërsjelltë, me fokus zhvillimin e sportit dhe rinisë.