NJOFTIM PËR POZICIONIN “Jurist/e dhe Burime Njerëzore”

4 Maj, 2022

Në kuadër të Projektit “Ekipet Sportive 2022”, projekt i financuar nga Buxheti i Shtetit, KOKSH, fton kondidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës “Jurist/e dhe Burime Njerëzore”.

Jemi në kërkim të një juristi të kualifikuar, I cili do të merret me të gjitha aspektet ligjore dhe kontraktuale që lindin nga projekti “Ekipet Sportive 2022”. Ky person, pa u kufizuar, do të përfshihet në dhënien e këshillave ligjore, hulumtim ligjor, hartimin dhe negocimin e kontratave që projekti do të lidhë me punëmarrësit apo palët e treta, etj. Gjithashtu, do të përfshihet në gjithë procesin e rekrutimit si dhe do të merret me çështje të tilla si shkeljet e kontratave apo largimet nga puna. Ky person do të jetë sigurohet për respektimin e legjislacionit shqiptar në të gjitha veprimet dhe detyrimet që ndërmerr projekti, si dhe sigurohet që proceset e prokurimit të jenë konform ligjit. Përfaqëson projektin pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të ndryshme ligjore. Ky person raporton tek Drejtori i Projektit.

Për më shumë shfletoni njoftimin e plotë:

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL