KOKSH është në kërkim të një operatori/ kameramani. Ky individ do të përfshihet sipas direktivave në filmimet audio-vizuale në kuadër të projektit. Ky person do të jetë përgjegjës për operimin e një sërë pajisjesh teknike, duke përfshirë kamera portative, kamera stand, montime celulare, mikrofon etj.
Personi në fjalë do të realizojë filmimin e skenave, do të realizojë transmetimet live, montimin dhe vendosjen e pajisjeve, përgatitjen e skenave, parapërgatitje si dhe çdo detyrë tjetër të deleguar nga supervizori.
Për më shumë shfletoni njoftimin e plotë: