N J O F T I M 5
Në kuadrin e përgatitjeve për pjesëmarrje të Ekipit Olimpik Shqiptar në Lojrat Olimpike “Londër 2012”, në Gusht 2012, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar kërkon të realizojë
Sponsorizimin e sigurimit të Ekipit Shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “LONDËR 2012”.
Kontratë e Sigurimit të Jetës në Grup dhe Aksidente Personale duhet të garantojë përfitime financiare në rast fatkeqësie (aksidenti, vdekje ose paaftësie të përhershme totale, trajtim mjekësor të specializuar jasht shtetit.), të pagueshem në favor të të Siguruarit.
Sigurimi kërkohet:
- për një periudhë kohe deri 45 ditë , nga momenti i prezantimit dhe i grumbullimit të Ekipit në Shqipëri dhe gjatë kohës së zhvillimit të Lojërave kur Ekipi Olimpik do të jetë jashtë vendit (Londër).
- për grupin e përbërë prej 17 persona , nga të cilët 10 persona janë sportistë në grupmoshën 18-35 vjec
KOKSH njeh Kompaninë që do të ofrohet me titullin “Sponsor “dhe i jep atij të gjitha të drejtat sipas këtij titulli parashtruara me anë të një Marrveshje Sponsorizimi .
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pret ofertat nga Kompanitë e Sigurimit në vend, deri me date 15.05.2012
Për cdo sqarim na kontaktoni :
Tel : 00355 4 2235249 / dalje 16
Fax: 00355 4 2240565
E-mail: eda.caushi@nocalbania.org.al
Postë: Rruga Muhamet Gjollesha, ish 21 Dhjetori, Tiranë
Ju mirëpresim,