Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik, kanë mbështetur financiarisht dhe teknikisht Federata Shqiptare e Kanotazhit, për të zhvilluar Kursin Teknik për Trajnerë në sportin e Canoes, në datat datat 18 – 23 Nentor 2019.
Me qëllim zhvillimin e këtij sporti në Shqipëri. Z. Csaba Szanto është eksperti i emëruar nga Federata Ndërkombëtare e Kanoes.
Kursantet të cilët do të kalojne testin e përgatitur nga eksperti i ICF-së, do të pajisen me çertifikatë pjesëmarrje nga Solidariteti Olimpik, gjithashtu do të marrin diplomë nga ICF.
Canoe & Kayak është një nga disiplinat Olimpike me përhapje shumë të gjërë dhe me një popullaritet shumë të madh në vende të ndryshme, jo vetëm në Europë por edhe në mbarë botën. Së fundi në Shqipëri po zhvillohet ky kurs trajnimi për të rritur pjesëmarrjen në këtë sport dhe për të krijuar mundësinë e një karriere sportive jo vetëm si sportist por edhe si trajnerë në të ardhmen.