Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar Bursat Olimpike për Lojërat Olimpike “Pekin 2022” me dy sportistët Erjon Tola dhe Ezio Leonetti.
1500$ në muaj e shtrirë në 3 vite është mbështetja financiare që përfiton secili sportist nga Bursa Olimpike e alokuar nga KOKSH nëpermjet Solidaritetit Olimpik, në kuadër të kualifikimit dhe përgatitjes për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Nënshkrimi i Bursave u zhvillua në një ceremoni në zyrat e KOKSH në prezencë të sportistëve dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Skive.

Të dy sportistët garojnë në sportin e skive, disiplina ski alpine. Për Erjon Tolën kjo do të jetë hera e pestë që përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadë ndërsa Ezio Leonetti do të garojë fillimisht në janar të 2020 në Lojërat Olimpike Rinore Dimërore në Lozanë.
