Te nderuar anetare te KOKSH, shoqata sportive, klube sportive, sportiste, individe dhe specialiste te sportit, sportedashes dhe cilado pale e interesuar qe ndikohet nga ligji per sportin.
Pas nje kerkese te vazhdueshme per permiresimin e ligjit per sportin ne menyre qe ti pergjigjet sa me mire kerkesave te sotme per zhvillimin dhe organizimin e sportit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pregatitur draftin per ndryshimet ne ligjin per sportin i cili do te kaloje se shpejti ne Komisionin parlamentar perkates.
Ne menyre qe ligji te jete sa me gjithe perfshires dhe afatgjate, po bejme kete njoftim qe cdo pale e interesuar te kontribuoje me opinionin apo komentet per ndryshimet e propozuara te cilat do te jene pjese e ligjit te ardhshem.
KOKSH si nje nga nga institucionet e rendesishme dhe pale e interesuar do te marre ne konsiderate cdo opinion apo koment qe do te jepni dhe do te percjelle me pergjegjesi institucionale cdo kontribut te vlefshem tuajin.
Opinionet dhe komentet tuaj ju mund ti dergoni ne adresen e e-mail secretariat@nocalbania.org.al ose ne faqen e facebook te KOKSH mund te komentoni ne murin e komenteve ose mund te dergoni mesazh.
KOKSH vlereson cdo kontribues qe do te dergoje e-mail apo mesazh ne facebook te KOKSH.
Ju lutem gjeni ne linkun vijues Projektligjin e pregartitur nga MAS me ndryshimet e propozuara si dhe Ligjin ekzistues Per Sportin (2005 me ndryshmet ne 2007 dhe 2008).