Komisioni i sportistëve u mblodh dje paradite ku u diskutuan disa tema që shqetësojnë sportin.
Në fillim u fol për mundësinë e zhvillimit të një asambleje, për të qenë sa më pranë sportistëve dhe ku do të dëgjohet zëri për problemet e tyre.
Në mbledhje u propozuan kandidaturat për anëtarët e KAS-it, sipas rregullores së miratuar në Asamblenë e Përgjithshme.
Tej çështjeve teknike është shumë e rëndësishme që sportistët të thonë fjalën e tyre në familjen e madhe olimpike dhe ate sportive shqiptare.