Luiza Gega kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës

16 Korrik, 2022

Luiza Gega kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës. Sportistja jonë doli e treta në baterinë 2 të kualifikueseve, duke shënuar kohën 9:14.91 dhe duke kaluar automatikisht në finalen e madhe. Gara e shqiptares ka qenë e shkëlqyer, duke qenë gjithmonë në tre vendet e para në baterinë e saj. Atletja jonë dha kohën e gjashtë mes 45 sportisteve të tjera, që morën pjesë në kualifikueset e Botërorit.

Gega do të provojë të marrë një medalje në Botërorin e Oregonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që finalja e madhe e 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet më 20 korrik ora 19:30 me atë lokale dhe orën 4:30 e 21 korrik me atë të shqiptare.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL