Luiza Gega është vajza e artë e Shqipërisë

1 Korrik, 2022

Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja Luiza Gega fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominon në çdo metër të garës. Askush nuk iu afrua dot atletes tonë, ashtu siç ishin parashikimet.

Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë.

Atletja jonë fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që pati fituar katër vite më parë në Tarragona.

Me arin e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronz.

Nder dhe krenari. Pikërisht në ditën kur Luiza Gega mori medaljen e artë, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, z. Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm Gerti Shima patën privilegjin e veçantë të ndanin çmimet e fituesve për garën e 3000 metrave me pengesa.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL