Kursi Online i Trajnimit për Sportistë

19 Qershor, 2020

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi në 15 – 29 maj 2020, Kursin Online për Administrator Sportiv dedikuar sportistëve.

I përkufizuar si trajnim online në distancë, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe anullimit të të gjitha aktiviteteve sportive, ky kurs iu shërbeu 15 pjesëmarrëve, sportistë aktivë dhe në përfundim të karrierës, nga 20 deri në 35 vjeç.

Z. Stavri Bello si Drejtor i Programit për Kurseve të tilla të licencuara nga Solidariteti Olimpik, theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë që sportistët të pajisen me aftësitë e nevojshme për jetën pas një karriere sportive, ku do të përballen me tregun e punës dhe për këtë qëllim ato duhet të përgatiten.

“KOKSH mundohet t’u sigurojë sportistëve një mundësi të shkëlqyer për të ballafaquar informacionin e marrë me karrierën e tyre sportive, duke kombinuar njohuritë e menaxhimit sportiv nga një perspektivë teorike me modelet e praktikës më të mirë.”

Një kontribut shumë të veçantë në këtë kurs u dha nga gjashtë lektorët e rrjetit MEMOS.

Lektorët ndërkombëtarë dhe kombëtar, të ftuar nga NOC, po jepnin shembuj praktikë, por gjithashtu inkurajonin informacion të saktë teorik mbi temat:

  • Organizata Sportive (Qeverisja e Mirë, Rolet, Menaxhimi)
  • Aftësitë Menaxheriale (menaxhimi, udhëheqja, organizimi, komunikimi)
  • Lëvizja Olimpike (Organizimi, Struktura, Udhëheqja)
  • Parimet Olimpike (Vlerat, Etika, Fairplay)

Një seancë speciale iu kushtua Komisionit të Atletëve, ku lektore e ftuar ishte zonja Karen Dolphin, Drejtore e Departamentit të Sportit në IOC. Në seancë morën pjesë 19 atletë aktivë, nga të cilët ishin 4 mbajtës të Bursave Olimpike, dhe 3 përfitues të projekteve të Solidaritetit Olimpik, të ftuar nga KOKSH për të marrë pjesë në këtë seancë.

Ky kurs i Administrimit Sportiv është një kusht i detyrueshëm për të ndjekur Kursin e Avancuar të Menaxhimit të Sporteve (ASMC).

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL