KOKSH nisi sot Kursin Lokal per Administratoret Sportive te cilen e organizon ne qytetin e Bajram Currit. Te pranishem ne ceremonine e hapjes ishte kryetari i Bashkise se B. Currit z. Agron Demushi i cili pershendeti pjesemarresit dhe shprehu mbeshtetjen per nje vizion te ri per sportin ne qytet mqns edhe per infrastrukturen sportive eshte investuar kohet e fundit. Nderkohe per KOKSH celjen e kursit e pershendeti znj. Majlinda Pilinci, Anetare e KE te KOKSH e cila theksoi rendesine e ketij trajnimi dhe misionin e KOKSH per organizimin e kurseve te tilla.
Kursi do te zhvillohet ne tre dite dhe do te trajtoje ceshtje dhe tena te ndryshme ne lidhje me Olimpizmin, Vlerat Olimpike, Menaxhimin efektiv te organizatave sportive, ceshtje te marketingut, sponsorizimi, aspekte juridike, etj.