Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, vijon angazhimin e tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive. Në përmbushje të këtij qëllimi, KOKSH ka planifikuar të zhvillojë tre Kurse për Administratorë Sportivë deri në fund të vitit 2018. KOKSH ne menyre te vecante inkurajon pjesemarrjen e femrave dhe te rinjve qe te pajisen me njohuri baze mbi aftesite menaxheriale ne fushen e sportit.
-
Kursi I – 1-3 Mars 2018, në Tiranë (Formulari i regjistrimit)
- Kursi II – (per tu percaktuar)
- Kursi III– (per tu percaktuar)
Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, e plotësoni dhe e dërgoni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al
Kush mund të marrë pjesë në Kurs?
Ky kurs synon pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit/kryesisë ose stafit me pagesë të Federatave sportive, të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ata individëqë kanë lidhje me sportin, por që nuk janë pjesë e organizatave sportive (si psh. Mësues të edukimit fizik, persona përgjegjës që ushtrojnë detyrën e tyre në institucione publike dhe që mbulojnë fushën e sportit, etj.). Megjithatë përparësi do të kenë kandidatët që vijnë nga organizatat sportive.
Numri i pjesëmarrësve
Numri i personave që mund të ndjekin këtë kurs do të jetë deri në 20 persona, prandaj regjistrimi do të jetë mbi parimin “kush vjen i pari regjistrohet” deri në plotësimin e kuotës së përcaktuar.
Pjesëmarrja dhe Certifikimi
Për marrjen e certifikatës së lëshuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pjesëmarrësi duhet të ndjekë të gjithë programin e përcaktuar të kursit. Ata individë që e kanë kryer një herë këtë kurs brenda 6 viteve të fundit, nuk mund të regjistrohen sërish.
Akomodimi dhe ushqimi
Për pjesëmarrësit që do të pranohen për të ndjekur Kursin, KOKSH do të mbulojë shpenzimet për akomodim (nëse do të jetë e nevojshme) dhe ushqim gjatë ditëve të zhvillimit të kursit.
Transporti
Cdo pjesëmarrës është vetë përgjegjës të koordinojë transportin deri në vendin e përcaktuar për zhvillimin e kursit.
Tarifa e pjesëmarrjes në Kurs
Tarifa e pjesëmarrjes në Kursin 3 ditor për Administratorë Sportivë është:
3,000 lekë – për meshkuj
1,000 lekë – për femra
Pagesa kryhet nëpermjet llogarisë bankare të KOKSH pranë Raiffeisen Bank me Nr. 4300249325 dhe konfirmimin e pagesës e dërgoni me e-mail së bashku me formularin e aplikimit. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 4 ditë përpara fillimit të kursit.
Programi orar i Kursit
Dita e pare – 09:30 – 17:00
Dita e dyte – 09:30 – 17:00
Dita e trete – 09:30 – 14:30
Tërheqja nga pjesëmarrja në Kurs
Aplikanti mund të tërhiqet nga pjesëmarrja në Kurs duke konfirmuar mos pjesëmarrjen e tij/saj. Afati i fundit për tërheqje është deri 4 ditë përpara fillimit të kursit. Aplikantët që konfirmojnë përpara këtij afati, pagesa e bërë do të rikthehet ndërsa për ata që tërhiqen pas këtij afati, pagesa e kryer nuk mund të rikthehet.
Pjesëmarrja në këtë nivel kursi, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që janë të interesuar dhe dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC ) që organizohet nga KOKSH.
Të dy katëgoritë e Kurseve:
- Certifikata për Kursin e Administratorëve Sportivë (3 ditor) dhe
- Diploma për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) (1 vjecar),
zhvillohen nga KOKSH nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i cili i lëshon dhe i njeh këto kualifikime, sipas një programi tematik të përcaktuar rigorozisht.
Tematika e Kursit për Administratorë Sportivë?
Tematika e kursit 3 ditor:
- Lëvizja Olimpike
o Parimet themelore
o Organizimi i Lëvizjes Olimpike
- Fair Play
o Vlerat për sjelljet etike në sport
- Menaxhim
o Lidershipi
o Identifikimi dhe përdorimi i burimeve
o Vullnetatët
- Qeverisja
o Mbledhjet
o Rolet dhe Përgjegjësitë
- Plani Strategjik
o Qëllimi
o Zhvillimi i një plani
o Përditësimi i planit
- Administrimi
o Zgjidhja e problemeve
o Vendimmarrja
o Vlerësimi
o Komunikimi
o Marrëdhëniet me publikun/Media
- Marketingu Sportiv
o Marketingu
o Sponsorizimi dhe rrugët e sponsorizimit
- Orientimet e zhvillimit
o Zhvillimi i Trajnerëve
o Zhvillimi i Sportistëve Cilësorë
- Menaxhimi i Aktiviteteve Sportive
o Lojrat Olimpike
o Organizimi i një ngjarje/aktivitet sportiv
- Mjekesia ne Sport
o Shkenca në sport
o WADA (Anti-Doping)
- Finance
o Buxheti dhe Menaxhimi i parave