KOKSH falenderon të gjithë pjesëmarrësit për suksesin e Konferencës së organizuar me datë 26 Mars në Teatrin e Komedisë, Tiranë. Konferenca kishte temë “Jeta e Pierre de Coubertin , Lëvizja dhe Vlerat Olimpike , dhe ishte një bashkëpunim i KOKSH me Ambasadën Franceze në kuadrin e Pranverës Frankofone.
Në mënyrë për të festuar frymën Olimpike dhe 150 vjetorin e themeluesit të Lojrave Olimpike modern Pierre de Coubertin, KOKSH organizoi dy aktivitete:
- Ekspozita rreth jetës dhe veprës së de Coubertin
- Konferenca “Pierre de Coubertin, Lojërat Olimpike dhe Vlerat Olimpike”
Ekspozita “150 vjetori i lindjes së Pierre de Coubertin: Jeta dhe vepra e një humanist” e organizuar më 19 Mars 2013, u pasua nga Konferenca me temë “Pierre de Coubertin, Lojërat Olimpike dhe Vlerat Olimpike” e zhvilluar më 26 Mars 2013 në Teatrin Kombëtar të Komedisë.
Kjo konferencë u organizua në dy sesione. I pari rreth jetës de Coubertin dhe filozofisë së rithemelimit të Lojërave dhe ngjarjet e ardhshme Olimpike u prezantua nga z.Kliton Muca, Koordinator Projektesh pranë KOKSH. Prezantimi i dytë në lidhje me simbolet dhe vlerat Olimpike u dha nga Samir Kadi, vullnetar pranë KOKSH dërguar nga KOK Francez (CNOSF).
Rreth 100 studentë folës të gjuhës frënge nga shkollat dhe kolegjet e Tiranës ndoqën konferencë dhe përfituan dije dhe
informacion rreth Shpirtit Olimpik, Simboleve dhe Vlerave Olimpike.
Në përfundim dhe në mbyllje të këtyre aktiviteteve KOKSH organizoi dhe ceremonine e shpalljes së cmimeve të konkurseve për Esenë më të mirë dhe Pikturën më të mirë.
Të gjithë pjesëmarrësit për KOKSH u cilësuan fitues duke zbatuar filozofine Olimpike “Se më e rëndësishme është të marrësh pjesë”
Akademia Olimpike Shqiptare për punimet e paraqitura shpalli dy nxënëse fituese të cmimeve të para , të cilat ishin Jona Hyka nxënëse e shkollës Sami Frasheri për esene më të mirë dhe Gea Buraj nga shkolla Harry Fulz për pikturën më të mirë me temë “Lëvizja Olimpike dhe Vlerat Olimpike”. Fitueset morën dhuratë nga një telefon Smartfon, dhuruar nga Sponsori Gjeneral i KOKSH, Vodafone Albania.