Dorëzimi i uniformave në Vlorë, “Ekipet Sportive 2022”

19 Nëntor, 2022

“Ekipet Sportive në Shkolla” të qytetit të Vlorës janë skuadrat e para që kompletohen me sete materialesh sportive nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në kuadër të projektit mbështetur nga Qeveria.

Kreu i shtetit së bashku me presidentin e KOKSH vëzhguan nga afer procesin e shpërndarjes së bazës materiale, si dhe ndanë personalisht disa sete për sportistët e vegjël, të cilët janë pjesë e 700 skuadrave të formuara në çdo shkollë të Shqipërisë

Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli dhe i gjithe stafi u moren me çdo detaj të projektit për të mundësuar që të gjitha ekipet të kompletoheshin me setet.

Në fund të ceremonisë u ndanë edhe medalje e kupa për shkollat “Halim Xhelo” dhe “Ali Demi”, të përfaqësuara nga dy nga ekipet fituese.

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL