Starton Kursi Teknik per Trajneret e Boksit, drejtuar nga specialisti i Federates Boterore z. Nino Fracasso

8 Dhjetor, 2012

Sot startoi kursi teknik per trajneret e boksit. KOKSH, duke vijuar me strategjine per mbeshtetjen dhe permiresimin e burimeve njerezore ne sport (specialiste dhe trajnere), vijon mbeshtetjen per Federaten Shqiptare te Boksit per zhvillimin e Kursit Teknik per Trajneret e Boksit. Kursi do te zhvillohet ne datat 8-17 Dhjetor 2012 dhe do te drejtohet nga eksperti nderkombetar i Federates Nderkombetare te Boksit Amator (AIBA) z. Carmine Fracasso, nga Italia. Ne kete kurs do te marrin pjese rreth 23 trajnere te rinj te percaktuar nga Federata Shqiptare e Boksit. Me trajnimin e ketij grupi trajneresh te rinj, do te synohet krijimi i nje gjenerate trajneresh te boksit te cilet do zhvillohen dhe kualifikohen sipas sistemit te kualifikimit te AIBA-s. Zhvillimi i ketij kursi mundesohet nga programi i Solidaritetit Olimpik dhe bashkepunimi me Federaten Boterore te Boksit (AIBA) ne kuader te unifikimit te nje gjuhe teknike te sportit te boksit dhe rritjes se kapaciteteve te trajnereve nepermjet trajnimit. Ne perfundim te ketij trajnimi, te gjithe pjesemarresit do te kalojne permes nje testimi teorik dhe praktik per njohurite e marra gjate kursit ne menyre qe te gradohen sipas sistemit te gradimit te AIBAs.

Kursi do te zhvillohet me seanca teorike (paradite 9:00-12:30) dhe seanca praktike  (mbasdite 15:30-18:30)

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL