Ne mbeshtetje te sporteve Olimpike individuale per te rritur rezultatin dhe performancen sportive nepermjet zhvillimit te specialisteve dhe trajnereve te sportit perkates, KOKSH do te ofroje mbeshtetje edhe per sportin e xhudos i cili eshte per heren e dyte pjesemarrese ne Lojrat Olimpike. Per KOKSH eshte shume e rendesishme qe burimet njerezore te perfshira ne sportet perkatese (trajneret dhe specialistet qe merren me procesin stervitor te sportisteve) te jene te informuar me tendencat dhe metodat bashkekohore te stervitjes “standarte boterore” te pranuara nga Federatat Nderkombetare te sporteve specifike.
Ne kete kuader KOKSH ne partneritet bashkepunim te ngushte me Federaten Boterore te Xhudos do te ofroje kete kurs 10 ditor per sportin e xhudos ne datat 20-30 Tetor 2012. Federata Nderkombetare e Xhudos ka percaktuar mjeshtren Irina Elena Samoila per te drejtuar kete Kurs Teknik per trajnere ne Shqiperi.
Gjejme rastin per te informuar te gjithe ata qe mund te jene te interesuar per te ndjekur kete kurs ti drejtohet Federates Shqiptare te Xhudos per te bere regjistrimin perkates.