KOKSH i dorezon Dr. Mario Pescante “Medaljen e Mirenjohjes” akorduar nga Presidenti i Republikes

27 Tetor, 2012
I ftuar nga KOKSH, dje më 26.10.2012, në mesditë ka mbërritur në Shqipëri z. Mario Pescante. Vizita e tij dy ditore është në kuadër të dorëzimit të një dekorimi që Presidenti i Republikës së Shqipërisë i ka akorduar z. Pescante “Medaljen e Mirënjohjes ” për kontributin që ai ka dhënë për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri dhe për forcimin e aktivitetit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Zoti Pescante vjen në Shqipëri si Anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Kryetar i Komisionit për Marrdhëniet Ndërkombëtare , ai është përfaqësues i përhershëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar  pranë Kombeve të Bashkuara  dhe Bashkimit Europian, si dhe aktualisht Deputet i Parlamentit Europian për Integrimin Europian. 
M.q.n.s ky cmim mirënjohjeje i ishte akorduar z. Pescante në mungesë për shkak të axhendes së tij të ngjeshur e cila përkonte me periudhën Korrik 2012, para Lojrave Olimpike Londër 2012, dje pasdite në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore, në prani të Ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Presidentes në detyrë të KOKSH, Presidentit të nderit të KOKSH, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH si dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH,  Ambasadorit Italian në Shqipëri dhe përfaqësuesve të federatave sportive, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të këtij cmimi për z. Pescante të cilën ia dorëzoi z. Ela Tase, Presidente në detyrë e KOKSH duke e falenderuar për kontributin por edhe praninë e tij në Shqipëri. 
Në vijim Ministri  Bumci në fjalën përshëndetëse të tij falenderoi z. Pescante për mbështetjen dhe kontributin e tij që ka dhënë ndër vite për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike dhe sportit Shqiptar. Ai theksoi rolin që Italia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe avokat për Shqipërinë.
z. Pecante duke u ndjerë mjaft i emocionuar në fjalën e tij  theksoi se ndjehej mjaft i nderuar për këtë çmim dhe gjithashtu këtë pritje të organizuar nga KOKSH. Në këtë ambjent ndjehem si në familjen time dhe jam shumë i lumtur që gjendem sërish në Shqipëri, ndonëse për herë të parë kam ardhur në vitin 1990 dhe me dëshirën më të madhe doja që Shqipëria të ishte pjesë e proceseve demokratike nëpërmjet zhvillimit të sportit. Jam shumë krenar që në ato kohë të vështira për Shqipërinë pas ndryshimeve të regjimeve kam dhënë kontributin tim për këtë vend me njerëz kaq të mrekullueshëm. Tashmë Shqipëria nuk ka më nevojë për paterica pasi e ka kaluar atë fazë dhe ajo ecën vetë, por angazhimi im është tashmë lobimi dhe mbështetja në proceset e integrimit për hyrjen në Bashkimin Europian.
Drejtuar Ministrit të sporteve z. Pescante i sugjeroi që duhet të ketë më shumë vëmendje për sportin si aspekt social dhe integrues. Një vlerësim të vecantë z. Pescante e dha për KOKSH të cilin e shikon të zhvilluar, funksional dhe profesional. Ai ne vecanti theksoi qe KOKSH ka një femër në krye dhe kjo është shenjë e zhvillimit dhe integrimit.
z. Pescante shtoi se jam shumë i kënaqur që ritakoj miq dhe kolegë me të cilët kemi bashkëpunuar më parë. Në fund të ceremonisë ai uroi të gjithë të pranishmit për 100 vjetorin e pavarësisë së Kombit Shqiptar.
Gjithashtu, z. Pescante zhvilloi një sërë takimesh me krerë të lartë të shtetit të koordinuara nga Ambasada Italiane në Shqipëri në kuadrin e detyrës së tij për Komisionin e Integrimit në Parlamentin Italian.
[nggallery id=15]

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL