Historike! Lara Colturi fiton matematikisht SAC (Kupën e Amerikës Latine).
Skiatorja e natyralizuar shqiptare, kur duhen edhe dy gara nga fundi i turneut, është e para në renditje me 200 pikë më shumë se vendi i dytë.
Colturi tashmë ka shkruar edhe historinë, sepse është sportistja e parë që përfaqëson Shqipërinë e cila fiton një cirkuit të Skive Alpine.
Lara tani mendon për Kupën e Botës 2022-2023, Lojërat Olimpike Rinore dhe Kampionatin Botëror Rinor.