#HeForShe edhe në Sport
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mbështet Lëvizjen e Solidaritetit për Barazinë Gjinore #HeForShe në të gjitha sportet.
(5 Nëntor 2015– Tiranë) #HeForShe; Lëvizja e Solidaritetit për Barazinë Gjinore shtrihet edhe në sport. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në bashkëpunim me UN Women organizojnë ditën e enjte, datë 5 nëntor 2015 në ambjentet e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Feti Vogli” në Baldushk – Tiranë, një aktivitet me të rinjtë e të rejat e kësaj shkolle, me qëllim promovimin e Lëvizjes Globale #HeforShe për mbështetjen e barazisë gjinore edhe në Sport.
#HeForShe është një përpjekje në mbarë botën për të angazhuar djemtë dhe burrat, në heqjen e barrierave sociale dhe kulturore, të cilat pengojnë gratë dhe vajzat, në arritjen e potencialeve të tyre, dhe si rrjedhojë së bashku të zhvillojnë shoqërinë.
KOKSH si partner i kësaj lëvizjeje nëpërmjet mesazheve të Ambasadorëve të saj , Kampionët Luiza Gega (Atlektikë) dhe Erkand Qerimaj (Peshëngritje) synon të përfshijë sa më shumë djem e burra në mbështetje të barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në tërësi në shoqëri, dhe në vecanti në sport.
AKtiviteti ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe nxitjen e të rinjve në mbështetjen e barazisë gjinore edhe në aktivitetet sportive. Për këtë, nxënësit e Shkollës së Baldushkut do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh sportive duke i gërshetuar me mesazhet në mbështetje të barazisë gjinore.
Këtë manifestim për vlerat njerëzore të barazisë, do ta adresojnë Presidenti I KOKSH Z. Viron Bezhani dhe Kordinatorja e Ngarkuar e Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë Znj. Antonella Scolamiero si dhe Zv. Kryeministri i Shqipërisë Z. Niko Peleshi i angazhuar tashmë në mbështetje të #HeForShe dhe Ministria e Arsimit, Znj. Lindita Nikolla.
Gjatë këtij manifestimi do të prezantohet edhe ekspozita e pikturave me temë “#HeForShe në sytë e fëmijëve”, si dhe zhvillimi i krosit masiv me pjesëmarrjene e grupeve vajza dhe djem si dhe zhvillimi i ndeshjeve në volejboll e futboll, me ekipe mikse vajza dhe djem.
Sporti është një fushë e rëndësishme e jetës, dhe mjet edukimi për brezat e rinj duke ju treguar se si në sport arrihet barazia gjinore dhe pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe meshkujve në cdo aktivitet sportiv.