Godelli dhe Begaj me medalje ne Europian

11 Prill, 2013

Dje ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ne pedanen ku zhvillohet Kampionati Europian i Peshengritjes per te rritur, kane konkuruar tre nga sportistet e Ekipit Shqiptar prej te cileve priteshin medalje.

Ne gare fillimisht kane qene Briken Calja dhe Daniel Godelli ne peshen 69kg per meshkuj dhe me pas ka konkuruar per kategorine 58kg Romela Begaj.

Ne garen e meshkujve Daniel Godelli arriti te marre medalje ari ne stilin shtytje dhe medalje bronxi ne dy garesh. Ndersa Briken Calja ka deshtuar ne realizimin e provave ne shkeputje por ne shtytje ka rekuperuar por pa mundur te arrije rezultatin e deshiruar.

Nderkohe Romela Begaj ka arritur te marre medalje argjendi ne shkeputje dhe bronxi ne shtytje dhe ne dy garesh medalje bronxi.

  (foto nga ewfed)

Daniel Godelli (Medalje bronxi ne dygaresh)

145 kg shkeputje – 180 kg shtytje – Total 325 kg

 (foto nga ewfed)

Romela Begaj (Medalje bronxi ne dy garesh)

95 kg shkeputje – 112 kg shtytje – Total 207 kg

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL