Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote në kategorinë “Wellnes” në Kampionatin Botëror të Fitness-it, të zhvilluar në Korenë e Jugut.
Në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, i cili pati nderin t’i jepte kupën kampiones së Botës.
Beqa do të garojë edhe në kategorinë “Wellness Fitness” -168 cm, ashtu si edhe në kategorinë “Over All”, për t’u shpallur kampione absolute.