Federata Shqiptare e Xhudos zhvilloi më 6 nëntor, 2022, në pallatin e sportit “Farie Hoti” Kupën e Shqipërisë për “Senior”, “Cadet” dhe “PRE-Cadet”.
Për t’u theksuar në këtë Kupë ishte pjesëmarrja e femrave që shtohet vit pas viti në sportin e xhudos.
Të pranishëm në event ishin të ftuar gjyqtarë nga Federata e Kosovës.
Në datat 19 dhe 20 nëntor, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të zhvillohet “Kampionati Ballkanik” për “veteranë”, organizuar nga FSHXH, ku do të marrin pjesë 11 shtete të “Federatës Ballkanike”.